Aktivitetet në Janinë

Kontrolloni aktivitetet që ofrohen në rajonin e Janinës jo shumë larg prej hotelit tonë.

Rafting

Për ata që i dashurojnë sportet ekstreme dhe janë në kërkim të adrenalinës, rafting është me të vërtet një zgjedhje e shkëlqyer, akoma dhe më shumë kur bukuria natyrore ekziston.

Ne do t’ju propozonim rrugën Voidomatis. Duke filluar prej urës së Aristit, do të gjeni një rrugë plot jeshillëk diku të rreth 5 km që mund ta përshkoni për rreth një orë e gjysëm. Ne me besimin e plotë ju themi se kjo është një rrugë parajse, dhe do ta besoni vetë kur të arrini në fund të rrugës dhe të shijoni pemët e larta të cilat duket sikur kapin qiellin.

Një zgjedhje tjetër e veçantë do të ishte Aracthos, ku mund të zgjidhni ndërmjet një numri të shumtë rrugësh, që prej urës së Politsa deri në Plaka ose Tzari, ose prej urës së Tsibovo deri në Plaka. Zgjedhja juaj do të varet nga koha që keni në dispozicion, si dhe niveli i vështirësisë që kërkoni.

Marshim në Këmbë

Janina është vendi i bukurive natyrore, vendi që ju ofron rrugë të veçanta për ecjen dhe nuk do të donit ti humbisni.

Për ata të cilët nuk duan një rrugë të lodhshme, ju rekomandojmë Voidomatis deri në zemrën e parkut kombëtar Vikos-Aoos.

Për ata të cilët janë kockë e fortë, ecja në rrugën Vikos do të ishte një zgjidhje e përkryer. Ngjitesh në fshatin Monodendri derisa arrin në fshatin Vikos. Ecja zgjat deri në 6 ore dhe ka një shkallë mesatare vështirësie.

Për ata të cilët kanë eksperiencë në këtë fushë sugjerojmë rrugën e Drakolimni Timfit që zgjat deri në 10 orë, nga Mikro Papingo drejt Drakolimni-t.

Së fundmi, për ata të cilët duan të rrinë afër Janinës, ndiqni rrugën e Ligiades derisa të strehoheni në Mitsikeli. Një rrugë më një pamje të jashtëzakonshme të liqenit Pamvotis!

Kano

Një tjetër mundësi, dukë marrë parasysh numrin e madh të kanioneve të Janinës do të ishte Kanoja. Dashuruesit e natyrës dhe të sportit kanë mundësi të zgjedhin midis tre rrugëve, në varësi të kohës që kanë në dispozicion dhe vështirësisë që përballojnë.

Rruga drejt kanionit të Vikaki-t duke u nisur nga fshati Tsepelovo deri në Zagori ka një shkallë vështirësie mesatare dhe zgjat deri në 4 orë.

Rruga që duhet ndjekur për të shkuar në kanionin Papadima fillon nga fshati Charokopi dhe zgjat deri në dy orë. Duhet të përdorësh 7-8 litarë.

Si përfundim, për ata të cilët kanë eksperiencë, rruga për në kanionin e Klifki-t nga fshati Kalentzi do të ishte ideal. Duhet të përdorësh 7-8 litarë.

Kalërim

Kalërimi është një sport i mirënjohur qysh prej antikitetit dhe i organizuar më së miri në qytetin tonë. Vizitorët kanë mundësinë që të përshkojnë rrugë të veçanta siç janë: Papigo në Zagori dhe Lazena në Tzoumerka.

Zgjidhni rrugën e gjatë ose të shkurtër, ju prapë do të mahniteni nga pamja e natyrës së egër që ju ofrohet dhe magjia e të kuqes të perëndimit të diellit në malin Pindos.

Parashutë

Parashuta është “liria për të fluturuar” sipas atyre të cilëve e kanë provuar. Ata tregojnë për një shirit imazhesh të cilat nguliten gjithmonë në memorien tonë.

Në qoftë se do ta vizitoni qytetin tonë, mos hezitoni ta shijoni këtë ndjesi të lirisë së plotë. Zgjidhni një fluturim nga Konitsa, fshati i Aspraggeloi në Zagori ose në fshatin e Perivlepto, e cila është diku te 15 minuta larg Janinës.