Eco Friendly
Ne e kuptojmë më së miri rëndësinë e një ambient të shëndetshëm, prandaj dhe praktikojmë politika dhe praktika që mbrojnë ekosistemin.
Politikat e “gjelbra” të hotelit:
- Sistem solar net mettering 42,5 kw.
- Përdorimi llambave LED të cilat ruajnë energjinë (dhoma, ambientet e përbashkëta, pjesët e jashtme të hotelit etj.)
- Termostat i cili kontrollon automatikisht ngrohjen ose ftohjen e dhomës.
- Përdorimi i kartave të dhomës për të kontrolluar dritat dhe ajrin e kondicionuar në dhoma.
- Ajri i kondicionuar punon vetëm kur dritaret janë mbyllur.
- Përdorimin e pajisjeve elektrike dhe elektronike, efikase për energjinë, të certifikuara për konsumim të pakët energjie.
- Mbajtjen e të dhënave për pajisjet e hotelit.
- Hoteli furnizohet nga rrjeti i ujit të qytetit.
- Përdorim rezervuar për të mbledhur ujin e shirave për vaditje.
- Inkurajojmë njerëzit të përdorin për më shumë se 1 natë peshqirët dhe çarçafët e dhomës.
- Uji i pusit ka kontroll hidraulik.
- Ekziston një sistem për të ruajtur ujin në banjat publike.
- Drita automatike në vende të përbashkëta (tualetet dhe korridoret).
- Minimizimi i harxhimeve të kota në maksimumin e mundshëm.
- Kosha riciklues në dhoma dhe ambientet e përbashkëta.
- Shmangien e pajisjeve elektronike të panevojshme.
- Izolim adekuat të hotelit.
- Panele diellore për ujë të nxehtë.
- Përdorimin e pompave për ngrohje dhe ftohje të gjithë hotelit.
- I gjithë stafi është orientuar mbi përdorimin e teknikave për mbrojtjen e ambientit.
- Pjesëmarrja e certifikuar në programin e riciklimit të mbeturinave të vajrave të cilat konvertohen në biokarburante nga kompania e duhur në mënyrë ligjore dhe të sigurt.
- Të gjitha shishet e qelqit i rikthehen furnizuesit.
- Riciklim i baterisë në kosha të veçantë të siguruara nga kompania AFIS.