Akomodimi
Shijo eksperiencën e një qëndrimi të këndshëm dhe përfito nga luksi modest i mikpritjes tonë!
Për ata të cilët dëshirojnë një shije luksi më tepër, hoteli jonë ofron dy suita spektakolare.
View rooms →A WELL-BEING OASIS
Përfitoni deri në 15%.
Trajtotje veten me të mirat që të ofron qendra jonë e bukurisë dhe rehatisë.
Menu e shijshme greke dhe mesdhetare.
Në një peizazh të gjelbërt nën qiellin blu, mbrojtur nga mallet përreth ndodhet parajsa e Janinës, Aar Hotel & Spa.
Egjyptianët e lashtë quanin Aar parajsën e tyre. Besonin se ishte një rrafshinë e pafund, rrethuar me mure dhe porta. Aty jetonin shpirtrat, në një vend plot gjelbërim të cilin përshkonte një lum i madh. Këtë parajsë ne krijuam, për të ofruar një resort relaksues për vizitorët e Janinës, të cilët dëshirojnë të shijojnë qetësinë dhe ajrin e pastër të vendit tonë.
Dhe ashtu si çdo parajsë ka mrekullitë e veta, Aar Hotel & Spa ofron një spektakël unik. Në dimër, në liqenin sezonal Vrelis, një numër i madh zogjsh çlodhen mbi ujërat e tij. Dhe në verë, ndërsa adhuruesit e diellit pushojnë në pishinën e hotelit, qetësinë e tyre ndërpret fluturimi i lejlekëve me flatra bardhë e zi duke ofruar një pamje magjike impresionuese.
Vizitorët tanë zgjedhin të përfitojnë plotësisht nga pozicioni i privilegjuar e hotelit. Specifikisht, Aar Hotel & Spa ndodhet në hyrje të Janinës, gjë që bën të lehtë aksesin në vetë hotelin dhe qendrën e qytetit.
Njëkohësisht ndodhet vetëm 6 klm larg nga kryqëzimi i autostradës Egnatia që çon në Parga, Igoumenicë, Metsovo dhe Selanik. Vlen të përmendet gjithashtu se teatri i lashtë i Dodonit është vetëm disa minuta larg nga hoteli. Dëshmitë e para për ekzistencën e Orakullit të Dodonit si vend adhurimi, përmenden rreth vitit 2600 para Krishtit. Është Orakulli më i lashtë në Greqi. Sipas mitologjisë dy pëllumba fluturuan nga Thiva e Egjyptit: njëri u ul në Libi ku u ndërtua tempulli i Zeusit dhe tjetri në Dodoni, ku u themelua Orakulli.
Aar Hotel & Spa u ndërtua me respekt për natyrën, pa mungesën e komoditeteve moderne. Hoteli përbën një atraksion gjatë gjithë vitit për një qëndrim të shkëlqyer, gastronomi të jashtëzakonshme dhe relaksim në spa, në një parajsë të vërtetë për adhuruesit e natyrës.
Në restorantin tonë të cilin gjeni hapur që prej drekës deri në orët e vona të darkës do të mbeteni të mrekulluar nga kuzhina greke dhe mesdhetare që ne ofrojmë.
Për gjithë atë që dashurojnë relaksin, në hotelin tonë i pret një ambient privat relaksimi spa me xhakuzi, hamam, sauna, terapi trupi dhe masazh.
Provoni pjatat e shijshme, qetësohuni në pishinën e ngrohtë dhe shijoni shërbimet spa.
Stafi ynë është gjithmonë i gatshëm për të kënaqur dëshirat tuaja, ju pret për të bërë qëndrimin tuaj të paharrueshëm dhe mikpritës, sepse duam të kujtoni me nostalgji eksperiencën tuaj në një nga hotelet më të bukura të Janinës.
Shijo eksperiencën e një qëndrimi të këndshëm dhe përfito nga luksi modest i mikpritjes tonë!
Për ata të cilët dëshirojnë një shije luksi më tepër, hoteli jonë ofron dy suita spektakolare.
View rooms →Dita më e veçantë e jetës tuaj duhet të jetē pikērisht ashtu si e keni ëndërruar!
Shih më shumëPishinë e ngrohtë për të shijuar notin në dimër! Ajo funksionon normalisht tetor - maj.
Shih më shumëVetëm 12 km larg qendrës së Janinës dhe shumë afër hotelit tonë është i vendosur Muzeu i Dyllit Vrelis. Ky ishte momenti kur jeta dhe karriera e artistit ndryshoi.
Teatri i Dodonit ishte pjesë e shenjtorëve pan-helenik të Dodonit, dhe u ndërtua në shekullin e III para Krishtit nga mbreti Pirro i Epirit, i cili donte ta dekoronte mbretërinë e tij me monumente dhe ndërtesa.
Kështjella e Janinës është ndërtuar në pjesën jug-lindore të qytetit, pranë liqenit Pamvotis.
Shpella e Perama-së është një prej shpellave më të rëndësishme në botë. Ajo është e vendosur 4 km larg qytetit të Janinës.
Vendet e Zagorisë zënë një sipërfaqe përreth 1000 km², ku gjenden 46 fshatra tradicionalë të ndërtuar prej druri dhe guri, të rrethuar nga pyje, lumenj dhe liqene alpine.