Shpella e Perama-së
Shpella e Perama-së është një prej shpellave më të rëndësishme në botë. Ajo është e vendosur 4 km larg qytetit të Janinës. Një prej bukurive natyrore më të rralla e formuar falë stalagmiteve dhe stalaktiteve dhe kombinimit të një mori ngjyrash.
Vizitorët kanë mundësinë të ecin një distancë prej 1100 metrash brenda shpellës me një temperaturë të qëndrueshme prej 17˚C dhe të shijojnë një spektakël të formave dhe përmasave që vetëm natyra mund ta dhurojë. Secili prej nesh mund ta kuptojë që shpella vazhdon të jetë aktive vetëm duke vërejtur liqenet brenda dhe ndjenjën e lagështisë që të mbetet në lëkurë dhe rroba.
Përgatituni të përjetoni një mrekulli të vërtetë të natyrës!