Aar Hotel & Spa Ιωάννινα

Janinë: Një qytet ... shumë destinacione!

Vendi i legjendave, artit, letërsisë dhe argjendarëve ose siç e quan shumica – Giannena!

Janina është kryeqyteti dhe qyteti më i madh i prefekturës së Epirit, dhe qendra më e madhe tregtare, shpirtërore dhe kulturore e veri-perëndimit të Greqisë. Qyteti shtrihet në gadishullin që zhytet në liqenin Pamvotis, një ndër liqenet më të bukur të Greqisë.

 

Përfitoni nga qëndrimi juaj në Janinë...

Ιωάννινα

Ecni në rrugët e rregulluara të qytetit dhe zbuloni ndërtesat e mrekullueshme si “shtëpia e Hussein Matei’s”, “xhaminë osmane të Veli Pashës” dhe gjithë qendrën historike të Janinës. Përpara se të largoheni nga qendra, pyesni ku është “Litharitsa”, që ishte një nga bastionet e Ali Pashës. Atje do të kesh mundësinë të shijosh qendrën historike dhe liqenin.

Ecni përmes kështjellës madhështore të Janinës, e cila u ndërtua në vitin 528 pas vdekjes së Krishtit nga perandori Justinian dhe është ndërtesa më e vjetër bizantine në territorin grek. Më sipër gjendet “Its Kale”, një park i vogël muzeumesh dhe koleksionesh.

Nuk mund të lini pa parë ishullin e famshëm të Zonjës Frosyni, shpellën Perama dhe Muzeun e Dyllit Vreli, në këto vende do të vini re dhe kombinimin e modernes me tradicionalen, jetën reale ndërthurur me momente historike në natyrën tonë të bukur. Dodoni është një ndër vendet më interesante për tu vizituar, aty do të dëgjoni për orakullin më të vjetër grek.

Ditët moderne do ti vini re në Universitetin e Janinës, spitalet, qendrat detare, rrugën Egnatia, aeroportin dhe për më tepër nga rritja e shpejtë tregtare dhe zhvillimin e qytetit. E gjithë kjo e bën Janinën një qytet modern të ndërtuar mbi tradita dhe histori. Ju gjithashtu mund të organizoni udhëtime të shkrutra të cilat të përfshijnë malin dhe detin. Ju mund të shikoni monumente historike e fetare, mund të bëni sporte dhe të shijoni bukuritë e çdo vendi.

Prandaj ne themi se Janina është një qytet, por shumë destinacione.

Muzeu Vrelis

Muzeu Vrelis

Vetëm 12 km larg qendrës së Janinës dhe shumë afër hotelit tonë është i vendosur Muzeu i Dyllit Vrelis. Ky ishte momenti kur jeta dhe karriera e artistit ndryshoi.

Teatri antik i Dodonit

Teatri antik i Dodonit

Teatri i Dodonit ishte pjesë e shenjtorëve pan-helenik të Dodonit, dhe u ndërtua në shekullin e III para Krishtit nga mbreti Pirro i Epirit, i cili donte ta dekoronte mbretërinë e tij me monumente dhe ndërtesa.

Ishulli i Janinës

Ishulli i Janinës

Ka shumë arsye pse duhet ta vizitoni ishullin e liqenit Pamvotis nëse vini në Janinë.

Kështjella e Janinës

Kështjella e Janinës

Kështjella e Janinës është ndërtuar në pjesën jug-lindore të qytetit, pranë liqenit Pamvotis.

Shpella e Perama-së

Shpella e Perama-së

Shpella e Perama-së është një prej shpellave më të rëndësishme në botë. Ajo është e vendosur 4 km larg qytetit të Janinës.

Vendet e Zagorisë

Vendet e Zagorisë

Vendet e Zagorisë zënë një sipërfaqe përreth 1000 km², ku gjenden 46 fshatra tradicionalë të ndërtuar prej druri dhe guri, të rrethuar nga pyje, lumenj dhe liqene alpine.