EKSPERIENCA

Muaj Mjalti

Dita juaj më e lumtur ndiqet nga muaji i mjaltit dhe pa pikëdyshimi e themi qeëJanina është vendi perfekt për këtë gjë.

Qyteti jonë është destinacioni perfekt për ata që adhurojnë ecjen, bukurinë e natyrës dhe muzetë historik, ndërkohë që ne ju premtojmë një qëndrim hyjnor.

Në Janinë, çiftet mund të shijojnë një shëtitje romantike mekarrocë rreth liqenit Pamvoti dhe pas kësaj ata mund të përdorin tragetin për të vizituar ishullin tonë të famshm. Atje, ata kanë mundësinë të shohin shtëpinë e Ali Pashës si dhe të shijojnërecetat dhe ëmbëlsirat e kuzhinës trandicionale. Në mbrëmje ata mund të vizitojnë kështjellën historike të Janinës në mënyrë që të admirojnë nga lart perëndimin e diellit dhe të jenë dëshmitarënë momentet që rrezet do të përpihen nga liqeni. Brenda kalasë është ndërtuar një kishë e vogël si dhe një muzeu arkeologjik.Në rast se doni të bëni bazar ose të bleni suvenire qendra e qytetit ju ofron shumëllojshmëri dyqanesh, e në qoftë se do tëlodheni mund të uleni e të shijoni një kafe në një ndër kafenetë e shumta.

Në afërsi të hotelit është muzeu i Vrelit. Kombinimi i artit dhe historisë do t’ju bëjë shumë përshtypje. Shpella Perama, plot me stalaktite dhe stalagmite është një pamje e trashëgimisë lënë nga natyra për të na kujtuar madhështinë e pasurisë së saj.

Në rast se jeni kërkues të aventurës mos u vononi por vizitoni pjesën e Zagorisë ku do të mund të bëni rafting në lumin Aoos me trajnerë profesionistë, ose ngjituni kanionit Vikos. Në qoftëse adhuroni detin dhe sportet e ujit, do t’ju marrë vetëm 45 minuta për të shkuar në Parga, Preveza dhe Sivota.

Pas gjithë këtyre aktiviteteve Hotel & Spa Aar është aty t’ju relaksojë!

Lirojeni trupin dhe mendjen tuaj në duart e stafit tonë dhe shijoni një masazh. Ndani një moment të veçante me njeriun e zemrës tuaj duke rezervuar nje xhakuzi nën shoqërinë e qirinjëve dhe muzikës së lehtë Balineze. Përdorni saunën dhe hamamin dhe ndieni përfitimet e tyre, por mos harroni tëprovoni pishinën e nxehtë me ujëvarë në ambientet e brendshme të hotelit tonë. Darkoni në restorantin tonë dhe shijoni verërat e koleksionit që ne ofrojmë.

Në rast se doni të freskoheni, shtrihuni në shezlonët e rehatshëm dhe bëni një zhytje nëpishinën tonë.

Hoteli jonë ofronë shërbime të tilla që do ta bëjnë muajin tuaj tëmjaltit të paharrueshëm, aq sa të jeni të gatshëm të ktheheni plot energji të filloni jetën tuaj të re!